Botë

Ende s’ka konfirmim për vrasjen e shefit të ISIS-it

Moska sot ka përsëritur se nuk mund të konfirmojë se lideri i Shtetit Islam Abu Bakr al-Baghdadi është vrarë muajin e kaluar, gjatë sulmeve ajrore në Siri.

Këtë koment e ka bërë zëvendësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë,Genadi Gatilov, transmeton Interfax.

Ditë më parë Rusia tha se mund të ketë vrarë kryeterroristin al-Baghdadi, por saktësinë e këtij njoftimi e vuri në dyshim SHBA.