Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ish-ambasadori birman në Londër nxirret nga zyra, kaloi natën në veturë

Ish-ambasadori i Birmanisë në Londër, natën mes së mërkurës dhe së enjtes e ka kaluar në veturë, pasi që ishte dëbuar nga ndërtesa e ambasadës.

Ish-ambasadori Kia Zwar Min, ka thënë se largimi i tij nga ndërtesa e ambasadës është kërkuar nga atasheu ushtarak në Birmani, pasi që ai është shkarkuar nga detyra e përfaqësuesit të shtetit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministria e Jashtme e Britanisë ka dënuar veprimet shqetësuese, por ka pranuar ndryshimet në pozita brenda Ambasadës së Birmanisë.

Ushtria birmane ka marrë kontrollin në vend nëpërmjet grusht-shtetit të organizuar më 1 shkurt.

Kjo formë e marrjes së pushtetit ka nxitur protesta dhe dhunë në Birmani.

Më shumë se 600 persona, përfshirë dhjetëra fëmijë, janë vrarë gjatë protestave, me të cilat po bëhet thirrje për kthim të demokracisë në Birmani.