Qindra mijëra doza të vaksinës anti-COVID “AstraZeneca” janë shpërndarë në mënyrë diskrete në Australi nga Britania e Madhe.
“Sydney Morning Herald” ka thënë se dërgesa e më shumë se 700 mijë vaksinave “AstraZeneca” që ishin prodhuar në Britani u mbajt në heshtje "për të shmangur ndonjë polemikë" mes një mosmarrëveshje rreth furnizimeve të vaksinave me Bashkimin Evropian.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë muajin e kaluar se “AstraZeneca” duhet të dërgojë vaksinat në BE përpara se të eksportojë doza diku tjetër, pasi blloku futi kontrollet e eksportit në dozat e prodhuara brenda tij.
Gazeta raportoi se dërgesat nga Mbretëria e Bashkuar mbërritën pasi BE-ja vendosi kufijtë në eksportet e vaksinave. Ndërsa qeveria e Britanisë nuk ka të drejtë të miratojë ose refuzojë eksportet e vaksinave, zyrtarët qeveritarë dinin për dërgesat dhe "kurrë nuk i zbuluan ato publikisht".
Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, ka thënë se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk kishte dërguar asnjë vaksinë në Australi dhe çdo eksport që kishte ndodhur ishin çështje e kompanive në fjalë.
-
BE-ja kërkon qasje të menjëhershme në vaksinat e “AstraZenecas”, të prodhuara në Britani
-
“AstraZeneca” i vë sërish “bllokadë” Evropës për vaksina
-
AstraZeneca do ta furnizojë BE-në me 9 milionë doza të vaksinës anti-COVID
-
Kanadaja do t’i hedhë 13.6 milionë vaksina AstraZeneca
-
AstraZeneca dhe BE-ja arrijnë marrëveshje për furnizimin me vaksina