Botë

51 të vdekur e 1.302 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Gjatë ditës së mërkurë në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur 51 persona ndërkaq janë shënuar 1.302 raste të reja si pasojë e COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut janë testuar 4.438 persona ndërkaq 20 nga të vdekurit janë vetëm në Shkup.

Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë shëruar edhe 626 persona.