Botë

COVID-19 në Maqedoni të Veriut: 29 të vdekur e 1.402 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut raporton se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 1.402 qytetarë nga 3 978 testime të kryera në total, ndërkohë kanë humbur betejën me këtë sëmundje 29 pacientë.

Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë shëruar 761 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 107.740 që nga fillimi i epidemisë.

Që nga fillimi i pandemisë, nga realizimi i 629.233 testimeve, pozitive kanë rezultuar 131.424.

Prej tyre, jetën e kanë humbur 3.810.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 19.874.