Botë

Maqedonia e Veriut pranoi të dielën 24.000 doza të AstraZenecas

 

Maqedonia e Veriut të dielën pranoi 24.000 doza të vaksinave AstraZeneca, që paraqet dërgesën e parë më të madhe të vaksinave kundër COVID-19. Vaksinat janë pjesë e programit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, që synon të sigurojë shpërndarje të drejtë të vaksinave në të gjithë botën.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se imunizimi me këtë doza të vaksinave do të fillojë të mërkurën, që njëherësh shënon edhe zgjerimin e fushatës së vaksinimit në Maqedoni të Veriut, pasi që deri më tani kryesisht janë vaksinuar punëtorët shëndetësorë.