1 perditesime
16:15

Për një ditë vriten 89 persona në protestat në Birmani

Dhjetëra njerëz janë vrarë nga forcat e sigurisë në Birmani, në atë që aktivistët thonë se është dita më vdekjeprurëse që kur ushtria mori në dorë kontrollin e shtetit më 1 shkurt, raporton BBC.

Të paktën 89 vdekje, përfshirë edhe fëmijë, u regjistruan nga Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP) që nga dita e djeshme.

Goditja vdekjeprurëse erdhi ndërsa protestuesit kundërshtuan paralajmërimet e ushtrisë dhe dolën në rrugë në Ditën vjetore të Forcave të Armatosura.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian dënuan dhunën.

Vdekjet e fundit çojnë numrin e të vrarëve në 400, që nga dita e parë e protestave anti grusht-shtet më 1 shkurt.

14:48

Policia birmane nga afërsia shtien në drejtim të tre personave

Forcat e Sigurisë në Birmani kanë hapur zjarr nga afërsia ndaj tre personave që po kalonin përreth tyre me motoçikletë.

Në videon e publikuar nga “Associated Press”, dy nga tre personat shihet se arrijnë të ikin, ndërsa i treti po trajtohet në spital si pasojë e plagëve të marra nga sulmi i zyrtarëve policorë.

Deri më tani mbetet e paqartë se çfarë armatimi është përdorur.

Në protestat që janë duke u zhvilluar nëpër qytetet e Birmanisë, forcat e sigurisë kanë përdorur plumba të vërtetë në drejtim të protestuesve.

Hiq më pak se 90 protestues besohet se kanë vdekur si pasojë e brutalitetit të forcave të pushtetit ushtarak.

*KUJDES - PAMJE TË RËNDA!