Në Maqedoni të Veriut vazhdojnë të mbesin të larta shifrat e të infektuarve me koronavirus, por edhe e të vdekurve si pasojë e COVID-19.
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 25 persona si pasojë e COVID-19. Ndërkohë janë regjistruar 1056 raste pozitive me koronavirus nga testimi i 3728 mostrave.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 727 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë infektuar 120.882 persona me koronavirusin e ri, ndërsa 3528 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 102.201, ndërsa janë 15.153 raste aktive.