Policia amerikane në Virxhinia, ka gjetur trupin e një vajze myslimane 17 vjeçare, e cila është sulmuar pasi ka dalë nga një xhami.
Adoleshentja është identifikuar nga familja e saj si Nabra, shkruan BBC, transmeton Koha.net.
Sipas policisë, ajo pasi ka dalë nga xhamia me shoqëri, kishte hasur në një mashkull i cili nga vetura nisi të fliste me të.
Pas një mosmarrëveshje i dyshuari i cili besohet të jetë 22 vjeçar, doli nga makina dhe e sulmoi atë e më pas e mori me vete duke u raportuar e zhdukur.
Pak orë më vonë, trupi i saj është gjetur në një pellg, pak më larg nga vendi i ngjarjes.
I dyshuari është arrestuar dhe është akuzuar për vrasje.
Arsyeja për këtë sulm mbetet i panjohur por megjithatë policia amerikane po heton mundësinë e urrejtjes fetare.
