Botë

BE-ja kërcënon me ndalimin e dërgesave drejt Britanisë së Madhe

Descriptive Text

Bashkimi Evropian është kërcënuar me ndalimin e eksportit të vaksinave drejt Britanisë së Madhe, me qëllim që t’i ruajë dozat për shtetasit evropianë që po përballen me valën e tretë të pandemisë, e cila i ka kërcënuar planet për rinisjen e udhëtimeve gjatë kësaj vere.

Me numrin e të vdekurve që ka arritur në 550 mijë përbrenda BE-së dhe vetëm dhjetë për qind të qytetarëve të vaksinuar deri më tani, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se situata me epideminë po shkon drejt përkeqësimit. Ajo ka theksuar se dërgesat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke u realizuar në rregull, por ka shprehur frustrimin lidhur me mungesën e vaksinave nga Britania e Madhe. Ka shtuar se 10 milionë doza janë transportuar nga BE-ja në Britani të Madhe. Von der Leyen ka thënë se nëse situata nuk përmirësohet, atëherë eksporti i vaksinave do të varet nga niveli i bashkëpunimit të shteteve të tjera.