Botë

Britania insiston: Vaksina e “AstraZenecas” është e sigurt

 

Vaksina anti-COVID e Oksfordit dhe “AstraZenecas” është e sigurt, ka insistuar Sekretari i shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, pasi disa shtete të Evropës pezulluan vaksinimin për shkak të mpiksjes së gjakut.

Matt Hancock ka kërkuar nga njerëzit “të dëgjojnë rregullatorët” dhe “të marrin vaksinën” sa më shpejt që u jepet rasti.