Një raport i Inteligjencës amerikane, i cili ende nuk ka dalë në publik, ka specifikuar se Rusia dhe Irani kanë përhapur dezinformata në përpjekje për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara.
Raporti, përmbajtjen e pjesshme të së cilit e kanë zbardhur disa burime të mirë-informuara, ka treguar se nuk janë gjetur dëshmi që ndonjë votë është ndryshuar nëpërmjet kësaj mënyre, duke i hedhur poshtë pretendimet e pabaza të ngritura më herët nga ish-presidenti Donald Trump dhe aleatët e tij për mashtrim me vota.
Agjencitë amerikane kanë evidentuar edhe përpjekje të tjera për mashtrimin e votuesve me anë të dezinformatave të përhapura nga vendet si Kuba e Venezuela, si dhe nga grupi militant i “Hezbollahut”.
Por këto përpjekje, sipas burimeve, nuk kanë pasur ndikim në rezultat. \ AP