Kim Yo Jong, motra e diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë akuza në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi zyrtarë të shtetit amerikan kanë filluar një vizitë në Tokio dhe në shtetin e Seulit.
SHBA-ja dhe Korea e Jugut kanë filluar stërvitje të përbashkëta ushtarake në këto dy zona ndërsa Kim Yo Jong ka paralajmëruar administratën e Joe Bidenit duke i thënë se “nëse doni të flini rehat në katër vitet e ardhshme, nuk duhet bërë gjëra që ua prishin gjumin", shkruan CNN.
Ajo ka përmendur edhe “erën e barutit” duke akuzuar SHBA-në se po ndihmon në përhapjen e saj.
Kim Yo Jong ka dënuar stërvitjet e SHBA-së dhe Koresë së Jugut të kryera në Seul dhe Tokio duke i cilësuar si përgatitje për pushtim.