Botë

Disfata në dy shtete ngrit dilema për pasuesin e Merkelit

Kristiandemokratët e Angela Merkelit po përballen me dilema lidhur me liderin e tyre të ri dhe me ndikimin e një skandali korrupsioni që përfshin prodhimin e maskave të fytyrës, pas disfatës historike në zgjedhjet rajonale gjermane të fundjavës – vetëm gjashtë muaj para zgjedhjeve kombëtare.

Pasuesi i Merkelit si kancelar pritet të zgjidhet nga votuesit në shtator dhe rezultatet më të dobëta të CDU-së në shtetet Baden-Vyrtenberg dhe Rajnland-Palatinat, dikur bastione të kësaj partie, kanë rritur presionin ndaj CDU-së për të kthyer me kohë besimin e qytetarëve.

Në shtetin e pasur jugor të Baden-Vyrtembergut, CDU-ja ka rënë në 24 për qind, larg prej rivalëve më të mëdhenj, të Gjelbërve, që kanë fituar 33 për qind. CDU-ja kishte qeverisur shumicën e kohës në këtë shtet, për pothuajse 58 vjet.

Në Rajland-Palatinate, CDU-ja ka pësuar rënie prej më shumë se katër për qind, në 28 për qind të votave të fituara prapa socialdemokratëve me 36 për qind. Besohet se kriza e Merkelit për të siguruar vaksina të mjaftueshme ka ndikuar në rënien e theksueshme të besimit në CDU-në.