Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

19 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut kanë vdekur 19 persona si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 541 raste të reja pozitive me koronavirus.

Rastet pozitive janë regjistruar nga testimi i 2789 mostrave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në 24 orët e fundit janë shëruar 521 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 112.646 raste pozitive me koronavirus, prej tyre 3.319 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 97.687, ndërsa janë 11.640 raste aktive.