3 perditesime
21:46

Të paktën 18 të vrarë në protestat në Mianmar

Të paktën 18 persona janë vrarë në Mianmar më 14 mars, gjatë shtypjes së protestave nga forcat e sigurisë, raportuan mediat lokale.

Sipas raportimeve, 14 protestues u vranë në periferi të Yangonut, ndërkaq tre të tjerë u vranë në qytete të tjera të Mianmarit.

Që prej puçit ushtarak të 1 shkurtit, dhjetëra-mijëra qytetarë në Mianamar po kërkojnë rikthimin e qeverisë civile.

Televizioni shtetëror tha se edhe një polic është vrarë. Protestat e 14 marsit, shënojnë një nga ditët më të përgjakshme në Mianmar që prej puçit ushtarak.

Videot e publikuara në mediat sociale shfaqën turmat e njerëzve duke ikur nga forcat e rendit, teksa dëgjoheshin edhe të shtëna me armë.

Një ditë më parë, katër protestues u vranë në Mandalay – qytetin e dytë më të madh në Mianmar – dy protestues u vranë në Pyay dhe një në Twante.

Kombet e Bashkuara kanë thënë javën e kaluar se në Mianmar – që njihet ndryshe edhe si Birmani – të paktën 70 persona janë vrarë nga forcat e sigurisë, që prej se ushtria mori kontrollin më 1 shkurt.

Më 13 mars, ushtruesi i kryetarit të qeverisë civile të Mianmarit, i cili gjendet në lokacion të panjohur, Mahn Win Khaing Than tha se shteti po kalon nëpër “momentin më të errët”.

Mahn Win Khaing Than është anëtar i partisë së Aung San Suu Kyisë, e cila është arrestuar nga ushtria, së bashku me bashkëpartiakët e saj.

“Ne kurrë nuk do të dorëzohemi para ushtrisë së padrejtë, por ne do të ndërtojmë të ardhmen tonë së bashku, duke bashkuar forcat”, tha ai përmes një video-mesazhi të publikuar në mediat sociale.

“Misioni ynë do të përmbushet”, shtoi ai.

21:46

Të paktën 18 të vrarë në protestat në Birmani

13:21

Shkon në pesë numri i të vdekurve nga protestat e sotme në Birmani

Forcat e sigurisë kanë shtënë në turmën e protestuesëve në kryeqendrën komerciale të Birmanisë, Yangon, sot, duke shkaktuar vdekjen e së paku pesë personave, siç kanë raportuar mediumet e huaja.

Në video shihen protestuesit duke mbajtur mburoja dhe helmeta, ndërsa janë konfrontuar me forcat e rendit në qarkun Hlaingthaya në Yangon.

Më tepër se 80 persona kanë vdekur dhe mbi 2100 janë arrestuar që nga grusht-shteti ushtarak në Birmani më 1 shkurt.

10:55

Edhe dy persona të vdekur në protestat në Birmani

Të paktën dy njerëz u qëlluan për vdekje gjatë protestave në qytetin më të madh të Birmanisë të dielën, ndërsa forcat e sigurisë vazhduan goditjen e tyre të dhunshme kundër protestueseve pas grusht-shtetit ushtarak të muajit të kaluar.

Njëra nga viktimat u qëllua në kokë dhe tjetra u qëllua në bark, sipas mediave lokale që mbulojnë protestat në Hlaing Thar Yar Township në Yangon, raporton AP.

Të shtunën, udhëheqësi civil i qeverisë birmaneze duke u fshehur u zotua të vazhdojë të mbështesë një "revolucion" për të larguar ushtrinë që mori kontrollin e shtetit më 1 shkurt.

Mahn Win Khaing Than, i cili u emërua nënkryetar i përkohshëm i partisë që udhëhiqet nga Aung San Suu Kyi, iu drejtua publikut të shtunën për herë të parë që nga grusht-shteti.

Për gati një muaj e gjysmë, protestat në Birmani nuk janë ndalur duke kundërshtuar marrjen me forcë të pushtetit nga ushtria e vendit. Deri tani, janë vrarë afërisht 100 protestues.