Botë

Në Danimarkë janë zbuluar 31 lloje të ndryshme të koronavirusit

Ministri i Shëndetësisë i Danimarkës, Magnus Heunicke, ka njoftuar se në vend janë zbuluar 31 lloje të ndryshme të koronavirusit.

Duke bërë një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter, Heunicke shtoi se në vend në kohën e fundit janë zbuluar 15 lloje të reja të Covid-19, nga 16 sa ishin identifikuar deri një ditë më parë.

Në Danimarkë u zbuluan disa lloje të Covid-19, prej tyre edhe B117, një lloj i koronavirusit që ka pësuar mutacion, dhe përhapet më shpejtë e që u shfaq në Angli, si dhe B1351 që u shfaq në Afrikën e Jugut dhe P1 në Brazil.

Danimarka gjithashtu ka filluar edhe procesin e vaksinimit, duke aprovuar vaksinën Astra/Zeneca edhe për personat mbi 65 vjeç.