Botë

Shpërthim i fuqishëm i vullkanit “Etna”

Shpërthim i fuqishëm i vullkanit “Etna”
 

Në shpatin juglindor të Etnës është regjistruar një shpërthim i ri me një llavë të madhe dhe një koloni tymi 10 kilometra, thonë mediat vendase.

Hareja e pamjes spektakolare të vullkanit, tani po ia lë vendin shqetësimeve mbi këtë vazhdim të aktivitetit të tij. Etna nuk ka reshtur së gjëmuari prej javësh, dhe reja e fundit vullkanike ka qenë kaq e madhe sa ka mbuluar komunitete të tëra, mbi të cilat vullkani ka lëshuar edhe hi e gurë.