Presidenti i Paraguait, Mario Abdo Benitez, ka shkarkuar tre ministra si reagim ndaj protestave të dhunshme në lidhje me mënyrën se si është menaxhuar pandemia e koronavirusit në shtetin e Amerikës Jugore, raporton BBC.
Benitez ka thënë se i ka zëvendësuar ministrat për edukim, çështjte të grave dhe çështje civile. Ministri i Shëndetësisë ka dhënë dorëheqje të premten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPunonjësit shëndetësorë thonë se spitalet kanë mbetur pa ilaçe për të trajtuar pacientët me COVID-19.
Partitë opozitare kanë bërë thirrje për dorëheqjen e Abdos dhe kanë kërkuar zgjedhje të reja.
Akuzojnë qeverinë e krahut të djathtë për korrupsion të gjerë.
Paraguai ka regjistruar mbi 165 mijë raste pozitive me koronavirus dhe rreth 3200 të vdekur.