Botë

Pavarësisht vrasjeve, në Birmani vazhdojnë protestat

Pavarësisht vrasjeve, në Birmani vazhdojnë protestat
Foto: AP
 

Protestuesit në disa qytete në mbarë Birmaninë kanë dalë sërish në rrugë, edhe pas shtypjes së dhunshme nga ushtria dhe policia.

Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka cilësuar si “shtypje të egër” përgjigjen e autoriteteve ndaj protestave, ku janë vrarë mbi 50 protestues, që prej puçit ushtarak të 1 shkurtit.