1 perditesime
Botë

Tërmet tjetër i fuqishëm në Zelandën e Re me magnitudë 8.0, rrezik për cunami

Tërmet tjetër i fuqishëm në Zelandën e Re me magnitudë 8.0, rrezik për cunami
Foto: USGS
22:29

Tërmet tjetër i fuqishëm në Zelandën e Re me magnitudë 8.0, rrezik për cunami

Një tërmet i fuqishëm prej 8.0 shkallë rihter ka goditur anën lindore të Ishullit Verior të Zelandës së re, duke nxitur paralajmërime për herë të dytë se mund të ketë mundësi për cunam, disa orë pasi një paralajmërim i tillë ishte dhënë.

Agjencia Kombëtare e Emergjencave e Zelandës së Re ka lëshuar një paralajmërim në vend të premten në mëngjes, duke u thënë banorëve të Ishullit Verior të largohen për në zona më të larta për t’i ikur një cunami të mundshëm, shkruan The Guardian. 

Ky alarm erdhi pas tërmetit të tretë gjatë ditës atje. Tërmeti 7.2 magnituda goditi atë pjesë në mëngjes dhe u ndjek nga një tjetër tërmet në Paqësor.

Nuk u raportua për dëme serioze apo dëme a të lënduar pas tërmetit të parë.

15:44

Një tërmet 7.3 ballë Rihter dridh Zelandën e Re

Zelanda e Re është dridhur nga një tërmet i fuqishëm 7.3 ballë Rihter, duke ndezur alarmet për një cunami të mundshëm, kanë njoftuar mediumet zelandeze.

Zelandezëve që janë në brigjet e Ishullit Verior iu është thënë të largohen në vende më të larta, nëse kanë ndjerë një dridhje të gjatë e të fuqishme.

Valët e cunamit janë të mundshme në një rreze deri 290 kilometra nga epiqendra e tërmetit, a njoftuar Qendra për Paralajmërime të Cunamive në Paqësor.

Tërmeti raportohet të ketë ndodhur rreth 177 kilometra nga qyteti Gisborne.