Botë

Vullkani Pacaya në Guatemala shpërthen, autoritetet gati me planin e evakuimit

Vullkani Pacaya në Guatemala shpërthen, autoritetet gati me planin e evakuimit
 

Zyrtarët e mbrojtjes civile në Guatemala shkuan në fshatra afër vullkanit Pacaya të mërkurën, për të informuar banorët për një plan eventual të evakuimit, pasi autoritetet kanë vërejtur aktivitet në rritje te vullkani, raporton AP. 

Instituti Nacional i Guatemalas i Seizmologjisë dhe Vullkaneve, ka raportuar të mërkurën një shpërthim të lavës deri 500 metra lartësi mbi kraterin dhe po ashtu lumenjë të lavës të gjërë deri një kilometër nga krateri.