Botë

Kapet një rrjet i vaksinave false anti-COVID në Afrikë të Jugut e Kinë

Forcat policore në Afrikë të Jugut dhe në Kinë kanë sekuestruar me mijëra doza të vaksinave false anti-COVID dhe ka arrestuar dhjetër persona, njofton Interpoli, raporton BBC.

Tre shtetasë kinezë dhe një i Zambisë janë arrestuar në një depo në Guateng të Afrikës së Jugut, ku janjë zbuluar 2400 doza të vaksinave false anti-COVID.

Në Kinë, Policia ka arrestuar 80 persona në një fabrike për prodhim të vaksinave false, ku janë gjetur së paku 3000 vaksina.

Interpoli ka thënë se po merr informata edhe për rrjete tjera të vaksinave false.