Botë

Varianti brazilian i koronavirusit përhapet më shpejt

Varianti brazilian i koronavirusit, që tash ka filluar të përhapet edhe në Britani të Madhe, duket më ngjitës dhe mund të shmangë edhe imunitetin e ofruar nga infeksionet e kaluara, thotë shkencëtarët.

Përvojat nga Manausi – qyteti në Amazon i goditur rëndë nga varianti P1 – lënë të sugjerohet se mund të jetë dy herë më infektues sesa që ishte varianti fillestar i COVID-19 atje, thuhet në studimin fillestar.

Sipas studimeve preeliminare gjasat e riinfektimit janë mes 25 dhe 60 për qind.

Por, ekspertët thonë se nuk duhet të përdoret për të parashikuar se çfarë mund të ndodhë në Britani të Madhe.

Janë identifikuar deri më tash vetëm gjashtë raste me variantin P1 në Britani të Madhe.