Botë

Mbi 61.000 të infektuar me COVID-19 në Brazil

Brazili ka regjistruar 61.602 raste të reja me koronavirus dhe 1.386 vdekje në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të lëshuara nga Ministria e Shëndetësisë në vend, raporton Guardian.

Vendi amerikano-jugor ka pësuar valën e dytë të virusit që nga nëntori dhe normat e infeksionit nuk kanë filluar të bien.

E shtuna ishte dita e pestë radhazi që Brazili regjistroi mbi 1.300 vdekje dhe mbi 60.000 raste për shkak të koronavirusit.

Brazili ka mbi 10 milionë raste dhe mbi 254 mijë vdekje nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë.