Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ushtria e Birmanisë pushon nga puna ambasadorin e vendit në OKB

Ushtria e Birmanisë ka përjashtuar nga puna ambasadorin e vendit në Kombet e Bashkuara, Kyaë Moe Tun, pasi ai bëri thirrje për ndihmë për të larguar ushtrinë nga pushteti, raporton BBC.

Në një fjalim emocional, Kyaë Moe Tun, ka thënë se askush nuk duhet të bashkëpunojë me ushtrinë derisa të kthehet pushtetin te qeveria e zgjedhur në mënyrë demokratike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë ditës së sotme, ushtria birmaneze i dha goditjet e radhës protestueseve.

Mediat lokale kanë raportuar se dhjetëra u arrestuan dhe se një grua u qëllua për vdekje në qytetin Monwya. Gjendja e saj ende nuk është e qartë.

Vendi është tronditur nga protestat që kur udhëheqësit e lartë të qeverisë, duke përfshirë udhëheqësen Aung San Suu Kyi, u rrëzuan dhe u arrestuan pasi Ushtria mori pushtetin më 1 shkurt.