Botë

Qindra të burgosur arratisen nga një burg në Haiti

Descriptive Text

Më shumë se 400 të burgosur kanë ikur nga një burg në afërsi të kryeqytetit të Haitit, Port-au-Prince.

Sipas autoriteteve 25 persona kanë mbetur të vdekur gjatë ikjes masive nga burgu, në mësin e të cilëve është edhe drejtori i burgut.

Në mesin e të vdekurve ka po ashtu edhe kalimtarë të rastit të cilët ishin përfshirë pa dashje në dhunën e shfaqur gjatë ikjes, kanë bërë të ditura autoritetet zyrtare të Haitit, raporton BBC.

Njëri nga të ikurit, lideri i një grupi të famshëm të të burgosurve i quajtur Arnel Joseph ishte vrarë disa orë pas shpëtimit.

Joseph kishte ende të veshura rrobat e burgut derisa ishte i ulur mbrapa në një motoçikletë me të cilën po ikte. Ai kishte sulmuar me armë zjarri policinë e cila po e ndiqte ndërkohë që të njëjtën gjë e ka bërë edhe Policia duke e gjuajtur me armë dhe duke e lënë të vdekur.

Joseph ishte një prej njerëzve më të kërkuar në Haiti para se të arrestohej në vitin 2019.

Nuk dihen ende detajet si si ka ardhur deri te ikja e të burgosurve nga burgu mirëpo dëshmitarët e rastit kanë thënë se kanë dëgjuar të shtëna armësh rreth tij dhe më pas edhe të burgosur që po vraponin.