Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vazhdojnë protestat në Birmani, disa të lënduar nga ndërhyrja e policisë

Forcat e sigurisë në Birmani kanë shpërthyer të premten ndaj protestuesve kundër grusht-shtetit, në qytetin e dytë më të madh të këtij shteti.

Gjatë përleshjes mes tyre dhe protestuesve janë lënduar të paktën tre persona, dy prej të cilëve janë qëlluar në gjoks me plumba gome, ndërkaq një tjetër mori një plagë në këmbë, raporton AP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Protestuesit ishin mbledhur në një rrugë jashtë një parku në Mandalay kur forcat policore arritën dhe filluan të gjuanin për t'i shpërndarë ata.

Në vendin e ngjarjes më vonë u gjetën plumba, gëzhoja dhe predha ndërkaq viktimat janë dërguar në spitale private për tretman.

Tensionet në Birmani janë rritur që nga fillimi i këtij muaji kur ushtria kishte bërë grusht-shtet më 1 shkurt, duke rrëzuar qeverinë e zgjedhur të Aung San Suu Kyi.

Deri më tani bëhet e ditur se nga protestat kanë mbetur të vdekur tre persona.