Botë

Dënohet me 6 vjet burgim pjesëtari boshnjak i ISIS-it

Sarajevë, 25 shkurt (AP) – Gjykata e Bosnjë-Hercegovinës e ka dënuar me gjashtë vjet burgim një të akuzuar për pjesëmarrje në luftën e Shtetit Islamik në Siri.

Jamsin Keseroviq, i cili ka qëndruar për shtatë vjet në Siri, është akuzuar gjithashtu për nxitjen e të tjerëve që të merrnin pjesë në grupin terrorist.

Gjykata ka argumentuar se i akuzuari publikisht u kishte bërë thirrje myslimanëve që të vrisni ushtarët dhe civilët e krishterë.

Gjykatësit gjithashtu kanë mohuar pretendimet e mbrojtjes se Keseroviqi ndodhej në Siri për punë bamirëse, kur po e ndihmonte popullatën lokale gjatë luftës.

Keseroviq ishte në mesin e shtatë boshnjakëve të kthyer nga Siria, në dhjetorin e vitit 2019. Ata ishin kthyer bashkë me 18 gra dhe fëmijë.

Më 2014, Bosnja u bë shteti i parë në Evropë që nisi dënimet me burgim për shtetasit e saj që kishin marrë pjesë në luftërat e huaja.