Botë

Policia sllovene gjen 13 imigrantë të fshehur në një kamion ku kishte mungesë oksigjeni

Policia sllovene gjen 13 imigrantë të fshehur në një kamion ku kishte mungesë oksigjeni
Foto: Ilustrim
 

Policia në Slloveni ka zbuluar 13 imigrantë nga Iraku, përfshirë dy fëmijë, që po fshiheshin në ngarkesën e një kamioni ndërsa po vuanin nga dehidratimi dhe mungesa e oksigjenit.

Disa nga imigrantët patën nevojë për kujdes mjekësor pasi u gjetën në kontrollën kufitare në kufi me Kroacinë, ka thënë policia në Novo Mesto, shkruan AP.