Botë

Treni në Teksas shpërthen në zjarr pas përplasjes me një kamion

Një tren që transportonte lëndë djegëse ka shpërthyer në zjarr pas përplasjes me një kamion në shtetin e Teksasit në SHBA, ka njoftuar Policia, raporton BBC.

Xhirimet të incidentit në Milam County, kanë shfaqur zjarr të mëdha.

Shtëpitë në afërsi është dashur të evakuohen dhe së paku një pronë është shkatërruar nga zjarri.

Nuk është raportuar për të lënduar.

“Duket se të gjithë janë në rregull”, ka thënë sherifi i Milam Countyt, Chris White.

Sipas mediave lokale, së paku tri sektorë të trenit janë përfshirë nga zjarri.