Botë

Maqedonia kritikon BE-në për mungesë të ndihmës me vaksina

Maqedonia kritikon BE-në për mungesë të ndihmës me vaksina
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani
 

Maqedonia e Veriut tha të martën se Bashkimi Evropian duhet të bëjë më shumë për ta ndihmuar këtë vend që të sigurojë vaksina kundër koronavirusit.

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, tha gjatë një vizite në Paris se vendi i tij ka qenë në gjendje të nisë një fushatë modeste vaksinimi, falë dhurimit të disa mijëra dozave të vaksinave nga Serbia.