Botë

37 të vdekur nga koronavirusi në Austri, mbi 1.000 të infektuar

Austria ka regjistruar 37 të vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, derisa ka njoftuar se 1.727 persona kanë rezultuar pozitivë.

Mediat e huaja shkruajnë se deri më tani, 448.371 persona kanë rezultuar pozitivë, ku 8.434 kanë vdekur. Që nga fillimi i pandemisë, Austria ka 423.024 pacientë të shëruar. Ky shtet tashmë ka kryer 503.274 testime.