Botë

Kina mohon akuzat për gjenocid mbi ujgurët në Xinjiang

Kina mohon akuzat për gjenocid mbi ujgurët në Xinjiang
 

Autoritetet kineze kanë hedhur poshtë “akuzat shpifëse” mbi gjendjen e ujgurëve myslimanë në Xinjiang, teksa fuqitë perëndimore dhe Turqia kanë shprehur shqetësime dhe kanë kërkuar qasje për OKB-në në rajon.

Aktivistët dhe ekspertët e OKB-së për të drejtat e njeriut kanë thënë se të paktën 1 milion myslimanë janë të burgosur në kampet e Xinjiangut. Kina i ka mohuar abuzimet dhe ka bërë të ditur se kampet e saj ofrojnë trajnime profesionale dhe janë të domosdoshme për luftimin e ekstremizmit.