Botë

Rritet numri i të vdekurve nga COVID-19 në Itali

Rritet numri i të vdekurve nga COVID-19 në Itali
 

Italia ka raportuar 274 raste të vdekjeve në 24 orët e fundit, më shumë se një ditë më herët ku janë shënuar 232. Ndërkaq sipas Ministrisë së Shëndetësisë rastet e infektimeve kanë rënë në 9.630 nga 13.452 sa ishin të dielën.

Italia ka regjistruar 95.992 vdekje nga COVID-19 që prej fillimit të pandemisë. Kjo është shifra më e lartë në Evropë pas Britanisë dhe e gjashta në botë.