Botë

Fauci fiton çmimin një milion dollarë të Izraelit për "mbrojtjen e shkencës"

 

Eksperti i madh amerikan i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci, ka fituar çmimin prestigjioz 1 milion dollarësh nga Izraeli për angazhimin e tij për shkencë.

Fauci, i cili shpesh kishte mosmarrëveshje me ish-presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, rreth mënyrës së trajtimit të pandemisë, iu dha çmimi “Dan David” për "mbrojtjen e shkencës", raporton BBC.