Botë

Macroni i nis letër Vuçiqit: Mbështes përpjekjet për marrëveshjen me Kosovën

Foto: AP
 

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka thënë presidentit serb, Aleksandër Vuçiq se mbështet përpjekjet lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje gjithpërfshirëse.

Me një letër drejtuar Vuçiqit për nder të Pavarësisë së Serbisë, Macron shkruan se arritja e marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës do kontribuonte në stabilitetin e rajonit.