Qytetarët e Katalonisë sot ia kanë mësyrë qendrave të votimit.
Ky vend po voton në zgjedhjet rajonale të lëna në hije nga pandemia e COVID-19 dhe e dominuar nga debati i vazhdueshëm mbi pavarësinë nga pjesa tjetër e Spanjës.
Nëntë parti po garojnë për zgjedhjet.
Sondazhet sugjerojnë një garë të ngushtë midis Partisë Unioniste Socialiste Katalanase (PSC), Partisë së Majtë Republikane Katalunase pro-pavarësisë (ERC) dhe Partisë Së Bashku për Katalonjën, raporton Guardian.