Botë

Studimi amerikan thotë se mbi 80 për qind e mjekëve kanë paragjykime ndaj personave me aftësi të kufizuara

Më shumë se 82% të mjekëve amerikanë besojnë që pacientët me aftësi të kufizuara kanë cilësi më të keqe të jetës sesa pacientët tjerë. Këto perceptime kufizuara kanë ndikim të madh në mënyrën e kujdesit për personat me aftësi të veçanta, shkruan CNN.

Studimi nga Shkolla e Mjekësisë Harvard dhe Spitalit Gjeneral Massachusetts, ka zbuluar se perceptimet negative për personat me aftësi të kufizuara janë të përhapura në mesin e mjekëve - deri në një shkallë që ata thonë se është "shqetësuese".

Vetëm 56.5% mjekë kanë thënë se ata i mirëpresin personat me aftësi të kufizuara dhe 40.7% prej mjekëve kanë thënë se janë të sigurte për aftësinë e tyre për t’i trajtuar njësoj edhe pacientët me aftësi të kufizuara , sipas një studimi të publikuar në Health Affairs.

“Ju mendoni se mjekët duhet të jenë të sigurt për aftësinë e tyre që të trajtojnë mirë pacientët me aftësi të kufizuara gjë të cilën ata e thonë, por aty qëndron problemi,” ka thënë udhëheqja e këtij studimi Dr.Lisa Iezzoni, profesoreshë në Shkollën e Mjekësisë së Harvardit.

Supozimet të drejtojnë në kujdesje jo të mirë

Qëndrimi negativ i mjekëve çon deri në pabarazitë shëndetësore dhe implikime të rrezikshme për më shumë se 61 milionë amerikanë me aftësi të kufizuara, ka thënë Iezzoni.

Për shembull, shumë mjekë supozojnë se pacientët me aftësi të kufizuara nuk janë seksualisht aktivë, dhe për këtë arsye nuk u japin atyre informacion në lidhje me kontracepsionin, infeksionet seksualisht të transmetueshme ose testimin për kancer që lidhen me aktivitetin seksual.

Shumë kirurgë gjithashtu supozojnë se gratë me aftësi të kufizuara që janë diagnostikuar me kancer të gjirit preferojnë të heqin gjirin tërësisht sesa operacionet për ruajtjen e gjirit, nën supozimin e rremë se këta pacientë nuk kujdesen për pamjen e tyre fizike, shkruan studiuesit.

Nëse mjekët supozojnë se një pacient ka një cilësi të dobët të jetës, atëherë ka më pak të ngjarë që të flasin me ta në lidhje me lënien e duhanit ose përvetësimin e zakoneve të tjera të shëndetshme të jetesës, tha Iezzoni.

Ndikimi i COVID-19

Pandemia Covid-19 ka theksuar më tej nevojën për përmirësime dhe "ka ekspozuar aspekte afatgjata të kujdesit shëndetësor amerikan që dëmtojnë rëndë njerëzit me aftësi të kufizuara ", sipas studiuesve.

Ndikimet e perceptimeve të mjekut në kujdesin Covid-19 kanë qenë "sigurisht shqetësimi midis njerëzve në komunitetin e aftësisë së kufizuara ", tha Iezzoni.

"Ky shqetësim bëri që Zyra e DHHS (Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore) Zyra për të Drejtat (e Civilëve) marsin e kaluar ka lëshuar një direktivë duke thënë se vendimet për trajtimin e Covid nuk mund të bazohen në supozime për cilësinë e jetës."

Doktorët duhet t’i dinë paragjykimet e tyre

Hapi i parë është që faktorët duhet të dinë që ata bëjnë paragjykime.

“Mendoj që doktorët thjesht e dinë që bëjnë paragjykime, ata duhet të pyesin pacientet e tyre me aftësi të kufizuar për preferencat dhe pikëpamjet e tyre e jo të bëjnë supozime,” ka thënë Iezzoni, e cila konsideron vetën pjesë e komunitetit të personave me aftësi të kufizuara si një person që përdorë karrocë për lëvizje.

“Të gjithë personat me aftësi të kufizuara që i njohë mendojnë që mjekët thjesht nuk e kuptojnë se si është jeta e tyre.”