Botë

Administratës Biden i bëhet thirrje të shtyjë afatin për tërheqje të trupave nga Afganistani

Administratës Biden i bëhet thirrje të shtyjë afatin për tërheqje të trupave nga Afganistani
 

Një raport i ri, i hartuar nga Kongresi, i ka bërë thirrje administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, që të mos ketë majin si afat të fundit për tërheqje të trupave të mbetura ushtarake në Afganistan.

Në raportin e publikuar më 3 shkurt, Grupi për Studim të Afganistanit ka rekomanduar mbajtjen e trupave amerikane në këtë shtet, “në mënyrë që t’i japë procesit kohë të mjaftueshme për të prodhuar rezultat të pranueshëm”.