Botë

Shteti i Birmanisë e akuzon Suu Kyin për shkelje të ligjeve

Policia në Birmani ka ngritur disa akuza ndaj lideres Aung San Suu Kyi pas grusht shtetit ushtarak. Policia ka konfirmuar se liderja e shtetit do të jetë në paraburgim deri më 15 shkurt.

Akuzat ndaj saj përkojnë me shkeljen e ligjeve të importit dhe eksportit, dhe për posedim të pajisjeve të paligjshme të komunikimit. Vendndodhja e saj ende nuk dihet, mirëpo raportohet se ajo po mbahet në rezidencën e saj në kryeqytetin birman.

Grusht shteti është prirë nga komandanti i forcave të armatosura, që ka krijuar një këshill prej 11 anëtarësh për të drejtuar shtetin gjatë gjendjes emergjente që do të zgjasë një vit. Ushtria ka arsyetuar grusht shtetin me akuzat për manipulim të zgjedhjeve të muajit nëntor, të cilat i fitoi partia e lideres Kyi.