Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vdes një grua në Pensilvania, u gjet e ngrirë në mes të borës

Stuhia e madhe e borës në Pensilvania të SHBA-së ka lënë të vdekur një grua. Ajo raportohet se ishte larguar nga shtëpia rreth orës katër të mëngjesit, derisa disa orë më parë është gjetur e vdekur.

Patricia Becker besohej se kishte sëmundjen e Alzheimerit ndërsa për ta gjetur ishte mobilizuar policia e qytetit. Ajo u gjet e vdekur nga hipotermia apo ulja e temperaturës rreth orës 09:40. Kjo thuhet të jetë viktima e parë nga stuhitë e fundit në Shtetet e Bashkuara.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo