Botë

“Novavax” synon të prodhojë 150 milionë vaksina në muaj

Kompania farmaceutike “Novavax” pritet të prodhojë nga 150 milionë vaksina në muaj, duke filluar nga muaji maj ose qershor.

Udhëheqësit e kompanisë kanë deklaruar se brenda pak javësh do të përmbyllen testimet klinike, ndërkaq kanë kontaktuar kompanitë prodhuese që në një periudhë të shkurtër të nisë prodhimi në masë i vaksinës kundër koronavirusit.

Të premten është bërë e ditur se vaksina është efektive deri në 89 për qind. Gjatë javëve të ardhshme, “Novavax”-i pritet të dërgojë kërkesën te rregullatorët britanikë dhe evropianë, për ta siguruar autorizimin e përdorimit.

“Novavax” ka arritur kontrata me SHBA-në, Kanadanë dhe Australinë. Gjithashtu, është në bisedime me Bashkimin Evropian për shitjen e vaksinave.

Sipas kompanisë, vaksina pritet të prodhohet në muajt shkurt ose mars, ndërkaq shpërndarja planifikohet të bëhet në pjesën e dytë të vitit.