Botë

Johnson përjashton referendumin e ri të pavarësisë për Skocinë

 

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka porositur nacionalistët në Skoci që të ndalojnë së foluri “pafundësisht” për referendumin e ri të pavarësisë, duke thënë se shumica e qytetarëve kërkojnë ta shohin Britaninë të përbashkuar pas zbutjes së pandemisë.

Duke qëndruar për vizitë në Skoci në përpjekje për ta shtypur mbështetjen në ngritje për referendumin e ri, Johnson ka thënë se referendumi i vitit 2014 një prej atyre mundësive që ndodhin vetëm një herë në gjeneratë.