Botë

India synon të prodhojë më shumë vaksina kundër COVID-19

India synon të prodhojë më shumë vaksina kundër COVID-19
Foto: Ilustrim
 

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ka thënë se do të prodhojnë më shumë vaksina kundër COVID-19, derisa njëra nga to tashmë po shpërndahet në shumë shtete.

“Deri tash, vetëm dy vaksina të prodhuara në Indi janë paraqitur, por në të ardhmen më shumë vaksina do të prodhohen”, ka thënë ai.