Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka thënë se janë të paktën edhe “10 javë të vështira” përpara për popullin gjerman, duke folur për rritjen e numrit të personave të vaksinuar deri më tani.
Ministri Spahn i cili po përballet me presione të mëdha për shkak të nisjes së ngadalshme të procesit të vaksinimit në Gjermani, ka shkruar në Twitter se kancelarja Angela Merkel dhe guvernatorët e shtetit duhet të takohen e të diskutojnë për strategjinë e vaksinimit, shkruan AP.
Ai ka kërkuar që të ftohen në këtë takim edhe prodhuesit e vaksinave për të sqaruar “se sa kompleks është prodhimi i tyre”, duke shtuar se kualiteti i tyre duhet të jetë i lartë.
Në Gjermani deri më tani janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës, 1,67 milionë njerëz ndërkaq 318 mijë e kanë marrë këtë javë edhe dozën e dytë të saj.