Botë

Personi më i pasur në Meksikë, Slim, hospitalizohet me COVID-19

Personi më i pasur në Meksikë, Slim, hospitalizohet me COVID-19
 

Personi më i pasur në Meksikë dhe një prej personave më të pasur në botë, Carlos Slim, është hospitalizuar me COVID-19.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Slimit, Arturo Elias, i cili ka thënë se 80-vjeçari është në gjendje të mirë dhe është hospitalizuar në mënyrë që të monitorohet gjendja e tij, raporton agjencia Reuters.