Botë

Zvicra do t’ua kërkojë testet negative të kthyerve nga vendet me rrezik të lartë

Zvicra do t’ua kërkojë testet negative të kthyerve nga vendet me rrezik të lartë
 

Duke nisur nga 8 shkurti, Zvicra do t’ua kërkojë testet negative për koronavirus të gjithë atyre që kthehen në vend nga zonat me rrezikshmëri të lartë.

Zvicra në fillim të janarit ka ashpërsuar masat për të parandaluar përhapjen e madhe të variantit të ri të koronavirusit. Përveç testeve negative, Zvicra ka propozuar pakon ekonomike prej 5 miliardë frangash për t’i ndihmuar bizneset e goditura rëndë nga pandemia. Vendi gjithashtu është duke e riaktivizuar skemën që shteti të garantojë kreditë bankare për kompanitë e goditura. Përfitimet për të papunët i ka shtyrë edhe për tre muaj, vendim ky që do t’i kushtojë shtetit edhe 500 milionë franga. Shteti zviceran gjithashtu do të financojë 6 miliardë franga shtesë për të kompensuar punëtorët që punojnë me orar të shkurtuar. Që prej fillimit të pandemisë, Zvicra ka regjistruar 515 mijë raste të infektimit dhe 8 mijë e 500 vdekje nga koronavirusi.