Botë

Belgjika frikësohet se do të preket nga protestat e dhunshme anti-COVID sikurse Holanda

Belgjika frikësohet se do të preket nga protestat e dhunshme anti-COVID sikurse Holanda
 

Belgjika ka frikë se mund të preket nga dhuna e ngjashme që shpërtheu javën e kaluar në shtetin fqinj, Holandë kur një numër i madh i protestuesve dolën në rrugë kundër masave ndaj koronavirusit.

Ministrja e Brendshme e Belgjikës Annelies Verlinden ka kërkuar nga autoritetet lokale sot që të kufizojnë rrezikun që protestuesit të përhapin virusin, shkruan AP.