Belgjika ka frikë se mund të preket nga dhuna e ngjashme që shpërtheu javën e kaluar në shtetin fqinj, Holandë kur një numër i madh i protestuesve dolën në rrugë kundër masave ndaj koronavirusit.
Ministrja e Brendshme e Belgjikës Annelies Verlinden ka kërkuar nga autoritetet lokale sot që të kufizojnë rrezikun që protestuesit të përhapin virusin, shkruan AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHolanda është goditur fundjavën që shkoi nga protestat e dhunshme, të cilat nisën me djegien e një qendre për testim për Covid-19 në një fshat afër Amsterdamit.
Edhe në Belgjikë janë rritur thirrjet për protesta kundër orës policore e caktuar nga ora 21.00 deri në mëngjes.
“Protestat e dhunshme në Holandë ka nxitur disa njerëz që të bëjnë thirrje në vendin tonë për protesta kundër masave shëndetësore”, kanë bërë të ditur nga zyra e ministres së Brendshme.
Belgjika është një prej vendeve më të prekura në Evropë nga vdekjet si pasojë e koronavirusit.
Që nga fillimi i pandemisë, në këtë shtet kanë vdekur më shumë se 20 mijë e 800 persona.